Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Presidenti bjellorus Lukashenko thotë se trupat bjelloruse mund të përfshihen në pushtimin e Ukrainës. Trupat bjelloruse nuk kanë marrë ende pjesë në pushtim, por mund të përfshihen nëse është e nevojshme, bëri me dije Lukashenko.
Disa trupa ruse kanë hyrë në Ukrainë nga Bjellorusia. Moska ka trupa në Bjellorusi për javë të tëra, për të cilat Putin ka thënë se “po bëjnë stërvitje ushtarake”.
Bjellorusia është një aleat i vjetër i Rusisë dhe ka deklaruar edhe më parë mbështetjen për Rusinë nëse kjo e fundit pushton Ukrainën, gjë që nisi sot.