Tre shqiptarë në Ukrainë apelojnë për ndihmë

24 February 2022, 13:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre shqiptarë në Ukrainë apelojnë për ndihmë
Foto ilustruese (nje ukrainase duke u larguar nga vendi)

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dha detaje për shqiptarët që ndodhen në Ukrainë, ndërkohë që Rusia nisi pushtimin sot.

Në foltoren e Kuvendit, Xhaçka tha se tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë në ambasadë dhe u kanë mundësuar largimin e tyre nga Ukraina në rrugë tokësore.

Gjithashtu, ministrja tha se janë 11 shqiptarë që punojnë pranë misionit të OSBE në Kiev. Prej tyre 6 janë larguar dhe 5 të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë.

“Ndonëse në numër të vogël, që para 10 ditësh ministria ka bërë thirrje për largim nga Ukraina. Që prej atëherë ambasada jonë në Varshavë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm. Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë. Vetëm sot 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë. U kemi siguruar kalimin në rrugë tokësore.

Sa i përket shtetasve shqiptarë në misionin e OSBE në Ukrainë, 6 janë largua dhe 5 janë ende në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE”, tha Xhaçka.

 


Video