Lufta Ukrainë - Rusi, kush është vendi i parë anëtar i NATO-s që shpall gjendjen e jashtëzakonshme

24 February 2022, 14:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufta Ukrainë - Rusi, kush është vendi i parë anëtar i

Presidenti i Lituanisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke i thënë ushtrisë së vendit që të vendoset përgjatë kufijve të saj në përgjigje të "shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi".

Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë

Gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur disa orë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, do të jetë e vlefshme për dy javë. Lituani bëhet kështu vendi i parë i NATO-s që shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Parlamenti do të mblidhet më vonë të enjten për të votuar nëse do të konfirmojë ose anulojë vendimin e Presidentit Gitanas Nauseda.

Dikur sundohej nga Moska, por tani pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Lituania kufizohet me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit.


Video