Rusia: Kemi neutralizuar mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës

24 February 2022, 07:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia: Kemi neutralizuar mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës

Forcat e Armatosura Ruse kanë siguruar se neutralizuan mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës dhe shkatërruan infrastrukturën e bazave ajrore të këtij vendi në kuadër të operacionit ushtarak të nisur nga Moska, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

"Mjetet e mbrojtjes kundërajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës janë neutralizuar. Infrastruktura e bazave ajrore të ushtrisë ukrainase është jashtë funksionit", tha entiteti ushtarak në një deklaratë të cituar nga agjencia Interfax.

 


Video