Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës

23 February 2022, 23:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës

Gazetari amerikan Forrest Rogers ka vënë re një hollësi interesante në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku u vendos njohja e pavarësisë e 2 republikave të Luhanskut dhe Donietsk në Ukrainën Lindore. Takimi u transmetua LIVE në të gjitha televizionet ruse dhe më pas nga të gjitha agjencitë ndërkombëtare në orën 17.00 të pasdites së të hënës.

Por përmes disa fotografive ku shihen ministrat e Putinit dhe pjesëmarrësit shihet se takimi është mbajtur disa orë më parë rreth orës 11.30 të paradites. Gazetari ka publikuar orët e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov të cilat tregojnë orën 11:45.

Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës

Edhe ora e kryebashkiakut të Moskës Sergei Sobyanin tregon orën 12:10.

Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës

Më pas Sekretari i Mbrojtjes, Sergei Shoigu mban orën që tregon 12:46.

Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës

Putin e nënshkroi dokumentin në prani të liderëve të republikave të vetëshpallura Popullore të Donetskut dhe Luganskut, Denis Pushilin dhe Leonid Pasechnik. Dhe orët e tyre shënojnë 10:15 dhe 10:17.

Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorësGazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës

Kjo tregon se Putin e kishte marrë vendimin që disa orë më parë, por botës ia bëri publik më vonë. Ndërsa videoja ishte edituar dhe bërë gati për rrjetet sociale dhe televizionet.

Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës



Video