Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, thirri rezervistët ushtarakë të martën në mbrëmje, duke u bërë thirrje vendasve që të luftojnë për vendin e tyre përpara se ai të zhduket. Zelensky tha se qeveria e tij do të punojë për të “rritur gatishmërinë e ushtrisë ukrainase ndaj të gjitha ndryshimeve të mundshme në situatën operacionale”.
Sipas vlerësimeve të fundit, ekonomia e Ukrainës po humbet deri në 3 miliardë dollarë në muaj si rezultat i krizës, një numër që ka të ngjarë të rritet pasi linjat ajrore ndërkombëtare anulojnë fluturimet mes shqetësimeve për një pushtim të plotë rus.
Presidenti Zelensky u kërkoi gjithashtu ukrainasve të luftojnë për lirinë e tyre
“Ukrainasit janë një komb paqësor,” tha ai. “Duam qetësi. Por nëse sot heshtim, nesër do të zhdukemi. Përpara nesh qëndron puna e vështirë, çdo ditë, por ne jemi të përgatitur për të me besim në veten tonë, në vendin tonë, në fitore”.