
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony, ka njoftuar se nuk do të takohet nesër, (të enjten), siç ishte planifikuar me homologun e tij rus, pas njohjes nga Moska si shtete të pavarura të dy Republikave të vetëshpallura Popullore të shkëputura në Ukrainën lindore.
“Tani që ne shohim se pushtimi ka filluar dhe se Rusia ka refuzuar qartë diplomacinë, një takim në këtë fazë nuk ka kuptim, ” tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba.
Rendi ndërkombëtar po përballet me tronditjen e tij më të madhe në shekullin e 21-të, pasi njohja nga Rusia e “Republikave Popullore” të Donetskut dhe Luhanskut jo vetëm që kërcënon status quo-në e pas Luftës së Ftohtë në Evropën Lindore, por veçanërisht ekuilibrat delikate gjeopolitike, midis Perëndimit dhe Rusisë, duke shkaktuar një sërë asociacionesh në lidhje me ringjalljen e klimës së Luftës së Ftohtë.