Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rusia kërcënon Bashkimin Europian me rritje të çmimit të gazit, deri në ndërprerje totale të furnizimit me të.
“Kancelari gjerman, Olaf Scholz urdhëroi ndalimin e procedurave të certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2. Mirë se vini në botën e re guximtare, ku europianët shumë shpejt do të paguajnë 2 mijë euro 1 mijë metër/kub gaz natyror”, shkroi ish-kryeministri rus, Dmitry Medvedev.
Çmimi aktual për 1 mijë metër/kub gaz natyror është 70 deri në 80 euro.
Rusia furnizon me 40 për qind të gazit dhe 26 për qind të naftës vendet e Bashkimit Europian.