
Dhjetra video që po qarkullojnë në internet tregojnë tanke dhe autoblinda ruse të mbetura në mes të rrugëve të Ukrainës pa naftë.
Nga Khersovi, në Mariupol, Kiev e deri në Chernihiv në veri ka raportime se autoblindave ruse po u përfundon karburanti dhe po mbesin në vend në pritje të furnizimit.
Sipas ekspertëve ndërkombëtarë të sigurisë, kjo shpjegon edhe ngutjen e Putinit për të marrë Kievin dhe thirrjen e tij të një dite më parë drejtuar ushtarëve ukrainas për të dorëzuar Qeverinë dhe të merrnin vetë kontrollin e vendit për të biseduar më pas me Rusinë.
Ekspertët thonë se Rusia nuk e kishte parashikuar që rezistenca në Kiev do të zgjaste më shumë se tre ditë dhe dështimi për të marrë kryeqytetin e ka futur të gjithë operacionin e ndërmarrë në një spirale të rrezikshme, që kërcënon jetën e mijëra ushtarëve rusë, që kanë mbetur në tokë të huaj, jo vetëm pa karburant, por edhe pa ushqime.
(vs stuck in the mud) https://t.co/huFLlkO41O
— Liveuamap (@Liveuamap) February 26, 2022