Kievi reziston edhe në natën e tretë, rusët humbasin ‘momentin’ e ofensivës

26 February 2022, 08:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kievi reziston edhe në natën e tretë, rusët humbasin

Ushtria ruse e ka humbur momentin në ofensivën e gjithanshme që ka ndërmarrë ndaj Ukrainës dhe në ditën e tretë të luftimeve nuk ka marrë ende asnjë qendër administrative të madhe të vendit.

Kryeqendra e luftimeve gjatë natës ishte Kievi, ku ushtria ukrainase thotë se ‘ka pastruar’ rrugët dhe lagjet e qytetit nga trupat ruse të infiltruara me uniformat e ushtrisë ukrainase.

Të shtëna, shpërthime e betejë e ashpër është zhvilluar deri në Sheshin e Fitores, një zonë historike e Kievit dhe pranë godinave qeveritare të vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se kishte neutralizuar disa grupe sabotatorësh rusë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të vëmendshëm. Ajo denoncoi publikisht se veç bombardimit të çerdheve, spitaleve dhe godinave të tjera civile, rusët po përdorin edhe taktita që përbëjnë krime lufte, si ajo e veshjes me uniformat e kundërshtarit dhe përdorimi i dokumentacionit të falsifikuar vendas.

Ukraina thotë se ka vrarë më shumë se 3500 ushtarë rusë, 200 të tjerë i ka zënë rob, ka shkatërruar 14 avionë, 8 helikopterë, mbi 102 tanke dhe mbi 1000 mjete të blinduara dhe artileri armike.

 


Video