
Rusia ka njoftuar se po kufizon aksesin në Facebook, duke akuzuar rrjetin social për “censurim” të mediave ruse.
Rregullatori shtetëror i komunikimeve Roskomnadzor tha se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në katër media ruse në platformën e tij, agjencia e lajmeve RIA, TV Zvezda e Ministrisë së Mbrojtjes dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru.
Nick Clegg, nëndrejtor i Meta tha se kompania e mediave sociale refuzoi një kërkesë nga autoritetet ruse për të ndaluar kontrollin e fakteve të katër organizatave mediatike.
Moska është përpjekur të ushtrojë kontroll më të fortë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe për disa vite.
Nuk është ende e qartë se çfarë do të përfshijnë kufizimet e Rusisë në Facebook. Moska më parë ka ngadalësuar shpejtësinë e Twitter.
Bllokimi i rrjeteve sociale, sipas ekspertëve po bëhet për të frenuar pakënaqësinë në rritje të qytetarëve rusë dhe ndalur protestat e mundshme antiluftë që janë organizuar përmes rrjeteve sociale.