
Grupi për të drejtat e njeriut ‘Amnesty International’ ka akuzuar Rusinë se ka treguar një "mospërfillje e shkujdesje të hapur e të qëllimshme" për jetën e popullsisë civile gjatë pushtimit të Ukrainës.
Grupi pretendon se Rusia po gënjen për përdorimin e armëve e raketave e saktësi të lartë dhe në vend të kësaj po kryen sulme pa dallim duke përdorur raketa balistike dhe armë të tjera shpërthyese.
“Këto sulme mund të përbëjnë krime lufte”, thotë AI.
Në një raport të lëshuar të premten, Amnesty International vuri në dukje tre incidente që lanë gjashtë civilë të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur që nga fillimi i pushtimit të enjten.
Humbja më e madhe e jetëve erdhi kur një raketë goditi pranë një spitali në rajonin e Donetskut, në Ukrainën lindore, të premten në mëngjes. Katër civilë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën.