Aleati i Putin, Ramzan Kadyrov bën gati 10 mijë çeçenë për në Ukrainë (Video)

25 February 2022, 15:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleati i Putin, Ramzan Kadyrov bën gati 10 mijë
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov

Video dramatike vijnë nga Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, ku diktatori Ramzan Kadyrov ka bërë gati rreth 10 mijë trupa që do të dërgohen për të ndihmuar ushtrinë ruse në pushtimin e Ukrainës.

Sipas raportimeve në mediat lokale, Kadyrov, në fjalën e tij u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas se ata nuk janë armiq, dhe se ushtria çeçene do të shënjestrojë vetëm të ashtuquajturit neonazistë në Ukrainë.

Përveç këtyre vullnetarëve, ka raportime se disa mijëra ushtarë të tjerë çeçenë janë tashmë në Ukrainë, si pjesë e ushtrisë ruse që nisi të enjten sulmin ndaj vendit fqinj. Madje, flitet se këto trupa po përdoren për marrjen e Kievit.


Video