Pas BE, edhe SHBA vendos sanksione ndaj Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov

25 February 2022, 22:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas BE, edhe SHBA vendos sanksione ndaj Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e SHBA-së për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe në vendosjen e sanksioneve të Presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

Në një komunikim me gazetarët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA, “në përputhje me vendimin e aleatëve tanë evropianë”, do të vendosë sanksione ndaj Putinin, Lavrovin dhe “anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare”.

Ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo ndalime udhëtimi, zonja Psaki u thotë gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë një ndalim udhëtimi.

Psaki thotë se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë.

 


Video