Rusia njofton se ka pushtuar qytetin e parë të madh ukrainas

26 February 2022, 08:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia njofton se ka pushtuar qytetin e parë të madh ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka pushtuar qytetin Melitopol, në atë që është përshkruar nga agjencia e lajmeve Reuters si qendra e parë e rëndësishme e banuar, që është marrë në kontroll që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska të enjten.

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare me rreth 150 mijë banorë dhe që ndodhet pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit, në rajonet jugore të vendit.

Ndërkohë, Reuters raporton se zona në jugperëndim të Kievit është goditur mëngjesin e sotëm nga dy raketa. Është e paqartë tani se cilat ishin objektivat e sulmit.

Sipas qeverisë së qytetit të Kievit, një nga raketat goditi një bllok apartamentesh. Reuters raporton se një nga raketat ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit.


Video