
Ushtria ruse bëri bilancin e parë publik të ofensivës treditore në Ukrainë, por pa përmendur asnjë shifër të humbjeve, as në ushtarë dhe as në materiale ushtarake.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, nga dita e enjte Rusia ka goditur 821 baza të ushtrisë ukrainase, 14 baza ajrore, 19 baza të komandës. Ka shkatërruar 24 sisteme të mbrojtjes ajrore, 48 radarë, 7 avionë luftarakë, shtatë helikopterë, nëntë dronë, 87 tanke dhe tetë anije luftarake.
Zëdhënësi Igor Konashenkov tha se Rusia ka pëërdorur raketat me rreze të gjatë veprimi, “Kalibr”, por nuk tha se sa ushtarë ukrainas janë vrarë dhe as që përmendi vrasjet në radhët e rusëve.
Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë mbi 3500 ushtarë rusë. Shifrat e ofruara nga të dyja palët nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.