‘Despotët’ modernë, Perëndimi bashkon Putin me ‘shokët’ e vet

26 February 2022, 09:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Despotët’ modernë, Perëndimi bashkon Putin me
Nga e majta në të djathtë: Kim Jong-un, Vladimir Putin, Aleksandër Lukashenko, Bashar al-Assad

SHBA dhe BE vendosën që të ngrijnë asetet personale të Presidentit rus, Vladimir Putin për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Lëvizja e Perëndimit është e pashembullt, pasi për herë të parë vendoset në këtë listë një udhëheqës rus, por nuk është e vetme.

Lista është “e veçantë” dhe Putin është emri i katërt. Në këtë listë ai gjen “shokët” e tij, si Bashar al-Assad të Sirisë, që u përfshi pas shtypjes së dhunshme të protestave gjatë “Pranverës Arabe”, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un për programin e tij bërthamor dhe Aleksandër Lukashenko po për shtypjen e dhunshme të protestave dhe opozitës në Bjellorusi.

SHBA e quan këtë listë jashtëzakonisht të rrallë dhe shënjestron “despotët” modernë.


Video