Gëzim i parakohshëm nga opozita? Përditësohen rezultatet e KQZ, Vetëvendosje shkëputet shumë larg!

9 Shkurt 2025, 21:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Janë përditësuar rezultatet e numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Uebfaqja e tyre duket se ka hasur vështirësi, pasi ka rënë për disa minuta, duket për shkak të frekuentimit të lartë të vizitorëve.

Megjithatë, me përditësimin e ri, Vetëvendosje ka thelluar shkëputjen nga partitë e tjera.

Disa zëdhënës të partive opozitare u deklaruan për fitore të zgjedhjeve dhe kërkuan largimin e kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë, duket se çdo gjë mbetet ende në lojë.

Rezultati i deritanishë:

Vendvotime të numëruara: 599 / 2,533 (23.65%)

LVV:  178,054 vota apo 55.77 %

PDK: 81,077 apo 25.39 %

LDK: 28,718 apo 8.99 %

AAK: 15,964 apo 5.00 %

Sprska: 3,672 apo 1.15 %

Gëzim i parakohshëm nga opozita? Përditësohen rezultatet e
Rezultati paraprak i zgjedhjeve

Video