Grenell kërkon mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, dy mediat amerikane që transmetojnë edhe në shqip

9 Shkurt 2025, 18:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Richard Grenell

Emisar për misionet e veçanta të SHBA-së, Richard Grenell ka kritikuar dy media amerikane se janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

Grenell ka shkruar në rrjetin social "X", se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë, sipas tij të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë janë të vetmet media amerikane që transmetojnë edhe në shqip, duke i dhënë zë problematikave në Ballkanin Perëndimor.

“Është media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, ka shkruar ai.

Thirrja e Grenell është përsëritur edhe nga Elon Musk.

"Mbyllini ato.

1. Evropa tani është e lirë (pa përfshirë burokracinë shtypëse).

2. Askush nuk i dëgjon më.

3. Janë thjesht njerëz të çmendur të së majtës radikale që flasin me veten e tyre ndërsa shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë", ka shkruar ai.

Video