
Një grua serbe u ndalua për fotografimin e fletëvotimit të saj në një vendvotim në qendrën 2091 në Zveçan, në veri të Kosovës.
Pas raportimit të ngjarjes nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, ajo u dërgua në stacion policor, edhe pse tha se e ka fshirë fotografinë.
Përgjithësisht, zgjedhjet janë duke u zhvilluar të qeta, teksa incidentet janë të vogla.
Zëdhenesi i KQZ, Valmir Elezi publikoi shifrat e pjesëmarrjes në votime deri në orën 15:00. Kur kanë mbërritur të dhënat për 91.31 të qendrave të votimit, deri në 15:00 pjesëmarrja ka qenë 28.2 %
Nëse krahasohet me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në ora 15:00 ishte më e vogël. Para katër vjetësh, deri në këtë orë ishte mbi 32%.
84 mijë kanë zgjedhur votim me postë. Kanë ardhur deri tani 50 246 vota në postë. Kanë nisur verifikimi i tyre, ndërsa 15 mijë qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës në seli diplomatike.