ZGJEDHJET në KOSOVË/ Albin Kurti shijon një kafe nën rrezet e diellit!

9 Shkurt 2025, 11:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti

Pak më parë kryeministri, Albin Kurti ka votuar sot në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik, në Prishtinë.

Pas përfundimit të votimit, Kurti duket se ka zgjedhur të shijojë kohën e bukur dhe me diell në një nga kafenetë e kryeqytetit të Kosovë.

Kujtojmë se pas votimit, në fjalën për mediat, Kurti ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët duke u bërë thirrje të votojnë.

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentarë në shtetin e pavarur të Kosovës. Inkurajoj qytetarët të votojnë.

ZGJEDHJET në KOSOVË/ Albin Kurti shijon një kafe nën rrezet

Ushtroni të drejtën demokratike që të bëni zërin tuaj të dëgjohet. Përdorni lirinë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, tha ai.


Video