Pas një bojkoti dyvjeçar voton edhe kreu i Listës Serbe!

9 Shkurt 2025, 08:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosovë

Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, së bashku në zgjedhje.

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.

Atyre u është bashkëngjitur kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili ka votuar pas njw bojkoti dy vjeçar.

Ellek, partia e të cilit po ashtu është pjesëmarrëse në zgjedhje, votoi në shkollën “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut, i shoqëruar me pjesëtarë të partisë së tij dhe qytetarë të tjerë serbë.

Në zgjedhjet e kësaj të diele marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.



Video