ZGJEDHJET në KOSOVË/ Vjosa Osmani: Ditë vendimtare!

9 Shkurt 2025, 11:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës e konsideroi ditën e sotme mjaft të rëndësishme për vendin e saj.

Në një prononcim për mediat pasi shprehur vullnetin e saj për të votuar, Osmani tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon dhe e tillë duhet të mbahet.

Vjosa Osmani: Ju faleminderit që pritet së bashku me mua derisa me erdhi radha që të votojë në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë në vendin tonë. Kosova është demokracia me e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajmë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej,. Sot është ditë vendimtare që qytetarët e Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm.


Video