Mbyllet procesi i votimit në Kosovë, KQZ: Rezultati del shumë shpejt

9 Shkurt 2025, 19:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet Kosovë

Kosova votoi këtë të diel për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit dhe u mbyllën pasditen e sotme, në orën 19:00.

Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kishin të drejtë vote, 728,042 kanë votuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka thënë se rezultatet preliminare të do të dihen “shumë më shpejt”.

Pjesëmarrja në zgjedhje është 40.04%, sipas KQZ-së. Zgjedhjet u cilësuan përgjithësisht të qeta me incidente të vogla dhe të izoluara.

Video