Sulm me thikë në Dublin, dyshohet për disa të plagosur

9 Shkurt 2025, 18:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi në Dublin

Një person është arrestuar në Dublin pasi dyshohet se ka qëlluar me thikë disa persona.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën Stoneybatter, pranë qendrës së Dublinit.

Garda Siochana, forca policore irlandeze, tha se autori është arrestuar dhe ndodhet në një stacion në qytetin verior.

"Nuk ka asnjë rrezik të vazhdueshëm për publikun në këtë moment. Informacione të mëtejshme do të jepen kur të jetë e disponueshme", tha një zëdhënës i policisë.

Në zonë ka një prezencë të madhe policie dhe shërbime të tjera emergjente janë të pranishëm. Sipas disa dëshmitarëve, dyshohet se autori i armatosur me thikë ka shkuar shtëpi më shtëpi dhe ka sulmuar të gjithë ata që kanë hapur derën pasi i ka thirrur.

Video