
Sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, në një dalje për mediat njoftoi bllokimin e 8 milionë dollarë financime për mediat Politico.
Në deklaratën e saj ajo tha se mediat si Politico nuk do financohen më nga USAID. Sipas saj më shumë se 8 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë kanë shkuar për Politico.
Ajo konfirmoi se ekipi i DOGE i drejtuar nga Elon Musk po punon për anulimin e pagesave.
“Financimi nga USAID për mediat, përfshirë Politico, që e di se ka një ulëse në këtë dhomë dhe mund të konfirmoj se më shumë se 8 milionë dollarë të taksapaguesve që kanë shkuar për subvencionimin e abonimeve në Politico nuk do të jepen më. Ekipi i DOGE po punon për anulimin e këtyre pagesave tani”-tha Leavit.
Politico njihet si media e krahut të majtë dhe pranë demokratëve në ShBA. Administrata e Trump ka shënjestruar të gjitha entitetet që financoheshin nëpërmjet USAID duke i bllokuar financimet që sipas tyre i shërbenin agjendës majtiste nëpër botë.