FOTO dhe DOKUMENTE\ Projekti “Sfera” do zëvendësojë ‘Asllan Rusin’, fitues doli “miku” i kryeministrit, Ilir Trebicka

16 Tetor 2025, 21:42Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto montazh

Projekti i prezantuar nga kompania MVRDV u shpall fituese për rijetëzimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Sipas dokumenteve të publikuara, projekti është në formën e sferës dhe do të përmbajë një fushë sporti në mes të sferës, i rrethuar nga dyqane dhe hotele.

FOTO dhe DOKUMENTE Projekti “Sfera” do zëvendësojëFOTO dhe DOKUMENTE Projekti “Sfera” do zëvendësojëFOTO dhe DOKUMENTE Projekti “Sfera” do zëvendësojë

Projekti i MVRDV për Asllan Rusin, një fushë sporti në mes të hotelit

Nëse projekti i Stadiumit Kombëtar ka një kullë, krejt e kundërta ka ndodhur me Asllan Rusin. Fusha e sportit dhe shkallët do të jenë në mes të Qendrës Tregtare, e cila është në formën e sferës ose topit të basketbollit.

Por, kush do t’a ndërtojë?! VoxNews ka mësuar se studioja që u shpall fituese nuk është e panjohur në Shqipëri. Ajo ka projektuar projektin e Piramidës, duke i vendosur kioska rreth e qark. Ndërkohë që është kontraktuar edhe nga firma private për kullën te ish “7 Xhuxhat”, ku pallati ka edhe hartën e Shqipërisë.

FOTO dhe DOKUMENTE Projekti “Sfera” do zëvendësojë
Në foto: Pallati ‘Tirana Rock”, në qendër të Tiranës është projektuar nga MVRDV, i ngjan më shumë Ramës sesa Skënderbeut

Projekti më kontrovers i kësaj studioje është pikërisht “Tirana Rock”, pas Pallatit të Kulturës. Firma projektoi ndërtimin e një kulle me formën e heroit Skënderbeu. Por pas ndërtimit, projekti ngjason më shumë me fytyrën e Edi Ramës sesa me atë të heroit.

FOTO dhe DOKUMENTE Projekti “Sfera” do zëvendësojë

FOTO dhe DOKUMENTE Projekti “Sfera” do zëvendësojë
Faksimile: Ndërtues i kullës së sferës do të jetë firma Trema, me pronar z. Ilir Trebicka

VoxNews ka mësuar se firma shqiptare që ka kontraktuar studion e projektimit MVRDV është Trema. Një emër i njohur në Shqipëri, ku vitet e fundit pronari i sa Ilir Trebicka ka marrë një mori lejesh nga kryeministri Edi Rama. Madje, Trebicka dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë edhe një foto të dy bashkë.

Megjithëse u zhvillua një konkurs, fitues dolën të njëjta firma që kanë fituar edhe më parë projekte. Në fakt të njëjtët klientë që fitojnë gjithmonë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video