Gazetarit i Fox News rrëfen sfidën në luftë: Njërën këmbë e humba, me fat që jam gjallë

2022-04-08 09:21:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarit i Fox News rrëfen sfidën në luftë:
Gazetari i Fox News Benjamin Hall

Lufta e nisur në Ukrainë prej 24 shkurtit ka shkaktuar qindra viktima dhe shumë të plagosur.

Një ndër të plagosurit nga sulmet ruse në Ukrainë, është edhe një gazetar i Fox News, i cili u plagos rëndë në një sulm ku të vrarë mbetën dy kolegë të tij në Ukrainë, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë.

Mediat e huaja kanë publikuar një postim të Benjamin Hall në Twitter, i cili falënderoi njerëzit që punuan për të shpëtuar jetën e tij tre javë më parë.

“Për ta përmbledhur, kam humbur gjysmën e këmbës nga njëra anë dhe një këmbë në anën tjetër. Njëra dorë është duke u bashkuar, një sy nuk po funksionon më dhe dëgjimi im është mjaft i vështirë… por në përgjithësi ndihem shumë me fat që jam këtu”, ka thënë gazetari.


Video