Plagosje me armë zjarri në Shkodër, 59-vjeçari dyshohet se u qëllua nga plumb qorr

2023-12-08 17:25:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Guci të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta.

“Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, bën me dije policia e Shkodrës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video