Motori elektrik përplaset me automjetin, një i plagosur në Vlorë!

2026-02-08 09:40:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video