Vdekja e biznesmenit italian te klinika “Trital Hospital” në Tiranë, kush është “doktori i mrekullive” që i ngushtoi stomakun!

8 Shkurt 2026, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Andrea Formiga, mjeku italian që prej vitesh ushtron aktivitetin e tij edhe në Shqipëri

Praktikisht puna ime është të merrem me peshën, të ndihmoj njerëzit të humbin peshë. Këtë punë e bëj prej 30 vitesh”, deklaronte kirurgu Andrea Formiga, mjeku italian që prej vitesh ushtron aktivitetin e tij edhe në Shqipëri, në bashkëpunim me klinikën private Trita Hospital në Tiranë.

Formiga, i cili në materialet promovuese të kësaj qendre shëndetësore përshkruhet si “doktori i mrekullive”, ka qenë kirurgu i cili ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale me qëllim zvogëlimin e stomakut të biznesmenit italian, Massimo Ferro, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë disa ditë më pas.

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë klinika “Trita Hospital, Andrea Formiga, është një kirurg i specializuar në ndërhyrjet bariatrike dhe trajtimin e obezitetit dhe është diplomuar për Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Milanos në vitin 1996.

Vdekja e biznesmenit italian te klinika “Trital Hospital” në

Gjithashtu ai është specializuar në Kirurgji të Përgjithshme në vitin 2002, po në të njëjtin institucion akademik.

Po ashtu ai mban edhe postin e Drejtorit të Qendrës Ndërdisiplinore Bariatrike (C.I.B.O.) në Milano dhe ka një karrierë të gjatë në struktura të ndryshme shëndetësore private në Itali.

Ai ka ushtruar profesionin në Poliklinikën San Marco, klinikën San Carlo në Milano, Institutin Auxologjik, si dhe në disa shtëpi kurimi dhe spitale të njohura në Milano, Romagna dhe Bolonja.

Në përshkrimin zyrtar të klinikës shqiptare, theksohet se Formiga ka numrin më të lartë të rasteve të trajtimeve endobariatrike të kryera në Itali, si edhe një listë të gjatë ndërhyrjesh kirurgjikale për humbje peshe, shkruan newsbomb.

Vetë mjeku shprehet se, përveç Shqipërisë ushtron aktivitet profesional edhe në rajonin e Ligurias dhe në pjesë të ndryshme të Italisë.

Pershkrimi i kirurgut

Prej disa vitesh, Andrea Formiga bashkëpunon me Trital Hospital në Tiranë, një strukturë private që ofron shërbime kirurgjikale dhe estetike, përfshirë edhe klinikën DermoLife.

Vdekja e biznesmenit italian te klinika “Trital Hospital” në
Andrea Formiga

Kjo qendër është promovuar si pjesë e turizmit shëndetësor, duke ofruar ndërhyrje me kosto më të ulëta për pacientë të huaj, kryesisht nga Italia.

Biznesmeni italian qe nderroi jete

Emri i kirurgu ka ardhur në vëmendjen e autoriteteve italiane pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën biznesmeni italian Massimo Ferro, i cili iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e stomakut në Tiranë.

Vdekja e biznesmenit italian te klinika “Trital Hospital” në
Biznesmeni italian Massimo Ferro

Prokuroria e Padovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ndërhyrjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet mjekësore të parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare.


Video