Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e tij, në Kamëz, denoncoi Daniel Shimën, ish-zv/drejtorin i AKSHI-t i cili u përfol se u rrëmbye gjatë muajit gusht të vitit të kaluar.
Duke iu referuar investigimit të VoxNews, Berisha tha se e mbrojti Shimën, por ai rezulton se ka vjedhur fonde nga AKSHI dhe i ka regjistruar në emër të nënës së tij, rrobaqepëse e cila rezulton sot si biznesmene.
Ai akuzoi se Shima dhe familja e tij kishin bërë miliona nga paratë e AKSHI-t, duke përfshirë nënën e tij, një rrobaqepëse që kishte regjistruar miliona në emër të saj.
“Ka një degradim ekstrem të administratës, njerëz të cilët drejtorë bashkie, vjedh e vjedh e vjedh dhe ndërton pallatin 20-katësh me Olsin Ramën dhe Erion Veliajn.
E rrëmbyen para ca javësh një Daniel Shima dhe unë duke i dalë zot atij disa ditë me radhë. Danieli ishte si ai, kishte bërë nënën milionere duke vjedhur paratë e AKSHI-t. ajo rrobaqepëse dhe regjistruar miliona euro si sipërmarrëse në llogari të saj”, tha Berisha.