Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

7 Shkurt 2026, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Andi Losha dhe Jurgen Karaj

Pas gati një muaj kërkimesh trupi i të riut Jurgen Karaj është gjetur këtë të shtunë në liqenin e Ulzës.

30-vjeçari nga fshati Fullqet, Klos u mbyt në Mat më 10 janar pasi makina ku ishte pasagjer ra në lumë. Ndërkohë shoku i tij i dehur, Andi Losha u prangos.

Që prej ditës kur ndodhi ngjarja kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.

Grupeve iu bashkuan edhe ekipe nga Kosova që ndihmuan me mjete dhe pajisje speciale.


Video