Kush e plagosi turkun te restoranti në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat!

2026-03-10 09:13:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 39 vjeçari turk, Halil Uçar, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Saukut.

Sipas Policisë, dyshohet se Uçar, është qëlluar me armë brenda një lokali në këtë zonë.

Ai është paraqitur në spital dhe sipas uniformave blu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk jepet asnjë informacion mbi rrethanat e ngjarjes apo kush është autori.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video