2026-10-18 10:38:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Florian Haçkaj

Florian Haçka është një nga “përfaqësuesit” e protestës studentore që është takuar me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. 

Begaj ka pritur dy grupe nga protesta, të cilët i kanë kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe një qeveri tranzitore me afat 1-vjeçar. Por kush takoi kë? 

Një nga personazhet e pamandatuara që ka takuar Begajn është edhe Florian Haçka.

Haçka: E di që është moment kritik, nuk është moment për të marrë meritat. Por situata po degjeneron, në një gjakderdhje që askush nuk e do. Ndaj marr guximin tju propozoj të bashkohemi politikisht.

I riu thotë se pas takimit me Begajn ka menduar se më e mira e vendit është një formacion i ri politik ndërkohë që është ende e paqartë me çfarë statusi dhe atributi ka shkuar ai në Presidencë.


Video