Ktheu dhomën e gjumit në laborator kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar!

2026-02-10 13:06:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kishte kthyer dhomën e gjumit në një laborator të vërtetë kokaine, arrestohet në Itali 24-vjeçari shqiptar.

Sekuestrohen rreth 1 kg kokainë, shuma të konsiderueshme në valutë dhe prova të tjera materiale.

Klientë të tij ishin sipërmarrës të njohur, student dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Policia italiane konfirmoi operacionin në “Vittorio Veneto” të Trevizos, teksa gjeti gjatë kontrollit edhe peshore precize dhe 36,000 euro cash, kartëmonedha me prerje të ndryshme.

Apartamenti ishte shndërruar në një laborator të vogël për prerjen dhe paketimin e dozave. Kjo ishte më se e mjaftueshme, sipas Karabinierëve të njësisë së operacioneve dhe mobile të Vittorio Veneto, për të arrestuar një 24-vjeçar shqiptar me akuzën e posedimit të kokainës me qëllim trafikimi.

Arrestimi u krye të premten në mëngjes, dhe dje gjyqtari konfirmoi urdhër-arrestin dhe e la në paraburgim 24-vjeçarin, të përfaqësuar nga avokati Danilo Riponti.

“Aksioni kishte në qendër goditjen e trafikut në zonën e Koneglianos. Hetuesit filluan të vinin re një dinamizëm të caktuar, së bashku me lëvizjen e sasive veçanërisht të mëdha të kokainës. Këto, mbi të gjitha, drejtoheshin ndaj klientëve që shpenzonin shumë: sipërmarrës, profesionistë, studentë nga familje të pasura dhe njerëz të tjerë me mundësi për të shpenzuar. Kështu filloi një hetim shumë i plotë”, informon media italiane.

Karabinierët filluan të monitoronin vendet më të njohura të jetës së natës në bregun e majtë të Piave, duke zgjeruar gradualisht patrullat e tyre.

E mbajtën nën survejim dhe përgjim, për të parë lëvizjet, furnizuesit, bashkëpunëtorët dhe klientët.

Aktualisht shqiptari është vendosur në arrest shtëpiak, në pritje të hetimeve dhe gjyqit.


Video