Emri i tij përmendet 43 herë, kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?

2026-02-10 12:44:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jeffrey Epstein

Emri i një shqiptari është përmendur në dosjen famëkqe të  financierit amerikan, Jeffrey Epstein, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunime e marrëdhënie me të mitur.

Shqiptari me inicialet V. Berisha, i njohur edhe si “Vinny Berisha”, rezulton që banon në SHBA, e më saktësisht në qytetin e Nju Jork-ut.

Sipas dokumenteve që qarkullojnë në media, emri i shqiptarit figuron në të paktën 43 materiale të publikuara.

Berisha përfshihet në letra dhe email-e të ndryshme që janë shkëmbyera mes shqiptarit tij dhe personave të afërt me Jeffrey Epstein, të cilët dyshohet se kishin si qëllim organizimin e një takimi në Manhattan./MaShqip



Video