DETAJE/ U kap me armë dhe dr*gë me vete, 38-vjeçari i arrestuar në “Ali Dem” , anëtar i bandës së Gjergj Cukalit!

2025-06-14 11:04:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje të reja dalin nga aksioni i policisë në Tiranë ku një 38-vjeçar u vendos në pranga pasi qarkullonte me armë dhe drogë me vete në makinë.

Mësohet se 38-vjeçari i arrestuar është Krisald Kundraxhi, anëtar i bandës së Gjergj Cukalit.

Njoftimi i policisë:

“Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme”, njoftuan blutë.

Kujtojmë se, 38-vjeçari Krisald Kundraxhi është arrestuar edhe me parë për të njëjtat vepra penale.

Në vitin 2016, ai u vendos në pranga nga policia e Tiranës bashkë me të fortin e Myslym Shyrit, Gjergj Cukalin.

Veç Cukalit, blutë në atë kohë arrestuan edhe Artur Tarjen, Muharrem Kallushin, Vjollca Gjokën, Gentian Balliun e Armand Gjokën.


Video