Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërrijnë disa nga ministrat dhe deputetët

14 Nëntor 2026, 09:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërrijnë disa

Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e resortit në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Mes të parëve që janë parë të hyjnë në ambientet ku do të mbahet mbledhja janë deputetja Iris Luarasi, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, si dhe ministrja e Shtetit, Erjona Ismaili.

Në resort kanë mbërritur gjithashtu deputetët Belinda Balluku, Piro Vëngu, Agron Malaj dhe Elisa Spiropali, si dhe ministrat Andis Salla dhe Ermal Nufi.

 Mbledhja e sotme pritet të zhvillohet në një moment me zhvillime dhe diskutime të rëndësishme brenda Partisë Socialiste. Në fokus janë organizimi i strukturave për zgjedhjet vendore, drejtuesit politikë në qarqe, si dhe mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për situatën me Erion Veliajn, i cili nga burgu i Fierit u ka dërguar anëtarëve të Asamblesë një letër me kritika ndaj drejtimit të partisë.


Video