Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, arrestohet vrasësi serial Dan Hutra (FOTO)

1 Mars 2023, 19:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Dan (Ramazan) Hutra

Ka marr fund arratia për 40-vjeçarin Dan (Ramazan) Hutra, i cili mesditën e sotme terrorizoi vendin, duke vrarë 3 gra dhe plagosi tre të tjera, në tre vende të ndryshme. Burime bëjnë me dije se ai është kapur nga policia në zonën e Sharrës, ku ka qenë dhe i armatosur.

Tre ngjarjet:

Ngjarja e parë e raportuar nga policia ishte ajo e ndodhur rreth orës 13:00 në Paskuqan: Dan Hutra, 40-vjeç shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe hapi zjarr. Bilanci është dy të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Thuajse në të njëjtën kohë ndodh ngjarja e dytë kriminale. Në Kamzë një vajzë 31-vjeçare u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Ajo është Etleva Kurti, cila siç tha policia paraprakisht, është vrarë në rrethana të paqarta. Dëshmitarët thanë se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. Dyshohet se ajo u ekzekutua nga Dan Hutra, pas përplasjeve që ky i fundit kishte në burg me vëllain e saj Vladimir Kurti.

Disa orë më vonë, u zbulua një tjetër krim, ngjarja e tretë kriminale, këtë herë në Astir. Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra kishte plagosur një tjetër grua. Bëhet fjalë për 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, ish e dashura e Dan Hutrës.

Në vitin 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte ekzekutuar me dy goditje thike në zemër e mëlçi.

8 muaj më parë, ai ishte arrestuar sërish p?7r dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa.



Video