
Dan Hutra, 40-vjeçari i cili bëri masakër sot në Kodër-Kamëz, ku vrau me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën, është një personazh i njohur me të shkuar të kriminale.
Në 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte vrarë me dy goditje thike në zemër e mëlçi.
“Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thike. Jemi grindur dhe me pas e kam goditur, por gjithcka e kam bere pa vetedije”, ka dëshmuar asokohe Dan Hutra.
Por Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003 pasi kishte marrë në page kunatën e kishte përdhunura tjetrën. Në 2014 në qelinë ku vuante burgun në Drenove kishte futur disa sharra hekuri.
Dan Hutra, autor i masakrës, ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023.