Aksidenti në Shkodër/ U raportua i vdekur, policia: Mjekët e shpëtuan 60 vjeçarin, por...

1 Mars 2023, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia ka sqaruar aksidentin e ndodhur sot në Shkozet, ku një 60 vjecar u përplas nga një automjet. Fillimisht, i moshuari u raportua i vdekur, por policia në një njoftim ka deklaruar se kishte një lapsus dhe i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

Në lidhje me lajmin paraprak të dhënë paraditen e sotme, për një aksident rrugor, sipas të cilit, nga kontakti i menjëhershëm me vendngjarjen dhe nga konstatimet paraprake të shërbimeve mjekësore, i dëmtuari, shtetasi Y. H. (këmbësor) kishte humbur jetën, ju bëjmë me dije se:

Informacioni paraprak është lapsus, pasi shtetasi Y. H. nuk ka humbur jetën, por është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërhyrja e menjëhershëm e shërbimeve mjekësore dhe asistenca e specializuar e ofruar nga ekipi mjekësor, ndaj këtij shtetasi, pas transportimit në spital, kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së shtetasit Y. H., i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi Y. H. ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja A. B., drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


Video