VIDEO/ Sherr masiv në mes të Tiranës, vajza e tmerruar përpiqet të ndajë djemtë

28 Shkurt 2023, 21:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet e sherrit

Një sherr i madh ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon për JOQ, ngjarja e rëndë u zhvillua rreth orës 13:30 pranë ish-stacionit të trenit në kryeqytet.

Nga pamjet duket se si një grup djemsh po godasin njëri-tjetrin me grushte e shkelma. Në video duket edhe një vajzë e tmerruar e cila bërtet e alarmuar dhe përpiqet të ndajë djemtë që godasin njëri-tjetrin me ç’të munden.

Nuk dihet se kush dhe përse nisi konflikti, por vlen të përmendet se në vendngjarje nuk duket asnjë polic.


Video