Tërmeti "shkund" Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

28 Shkurt 2023, 18:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Lëkundje sizmike janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në vendin tonë.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 km larg Elbasanit dhe 13 km larg Lushnjës.

Epiqendra e tërmetit ka patur një thellësi prej 2 km, teksa lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 18:43. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.

Tërmeti "shkund" Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe


Video