
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, 1 mars në zonën e Kamzës, ku një 31-vjeçare është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj.
Policia në një informacion paraprak bën me dije se ngjarja është ende e paqartë, teksa viktima është identifikuar si Etleva Kurti.
Top News mëson detaje të reja nga vrasja në Kamëz. Viktima Etleva Kurti që u gjet e vrarë me armë zjarri në Kamëz është motra e Vladimir Kurtit, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018.
Kjo është një nga pistat që po ndjek grupi hetimor, pra një hakmarrje e mundshme ndaj autorit. Burime bëjnë me dije ae autori është ngjitur mbi murin rrethues të banesës dhe ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të viktimes, që ka humbur jetën rrugës për në spital.