
Nuk kanë fund krimet nga Dan (Ramazan) Hutra. 40-vjeçari i cili vrau me armë zjarri Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun ka kryer një tjetër krim.
Gjatë arratisjes, ai ka plagosur një grua në zonën e Astirit. Nuk dihet se si është gjendja e personit të lënduar. Autori është ende në arrati.
40 vjeçari ekzekutoi mesditën e sotme me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën 'Rustem Haklaj', në Kodër-Kamzë. Dan (Ramazan) Hutra, autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri edhe ish-gruan e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa.
Paraprakisht mësohet se, 40 vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga 35 vjeçarja për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani.
Njoftim:
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur "Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.