Vdes 40-vjeçari në Patos, u dogj në një nga furrat e ndërmarrjes ku punonte

1 Mars 2023, 16:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në punë ditën e sotme në Patos.

Viktima është shtetasi me iniciale A.M., i cili është djegur aksidentalisht në një prej furrave të pjekjes në ndërmarrjen ku punonte.

Si pasojë e djegies, 40-vjeçari ka humbur jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video