"Jep dorëheqjen, nëse s’e bën dot", denoncimi në VoxNews ndaj dr...
13 Maj, 16:51Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën dytësore të aksit Tiranë-Durrës.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e goditje këmbësorja ka ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 01.03.2023, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.