Dan (Ramazan) Hutra duhet të ishte në burg, por ditën e sotme me lirinë e tij, ai u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera pa mëshirë, teksa edhe më parë kishte marrë një jetë gruaje.
Në të shkuarën e tij, Hutra kishte kryer krime makabre, si përdhunimin e kunatës së tij, pengmarrje, dhunë dhe vrasjen e gruas së tij të parë me thikë në zemër, por drejtësia e la të lirë.
Edhe pse Gjykata e Tiranës e po ashtu ajo e Apelit nuk pranuan t'ia ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ai sërish ishte i lirë.
Së fundmi ka ardhur një reagim nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila shfajësohet ku njofton se ka rrëzuar kërkesën e Dan Hutrës për të dalë nga burgu, duke shtuar më tej se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur në shkallët e tjera të gjyqësorit.
Por pak është e sigurtë, diçka nuk ka funksionuar dhe si pasojë 3 grave iu mor jeta.
Njoftimi:
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi: - Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion. Tiranë, 01.03.2023
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM