Raftet plot me kallashnikovë dhe snajpera, dalin pamjet brenda depos së armëve tek Liqeni i Thatë (EMRI+VIDEO)

21 June 2022, 14:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raftet plot me kallashnikovë dhe snajpera, dalin pamjet brenda depos
Armët

Policia e Tiranës ka dhënë detajet lidhur me depon e armëve të zbuluara në garazhin e një pallati, në rrugën “Peti” tek Liqeni i Thatë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Silent 2” është arrestuar shtetasi Eno Papa (Beqiri), 27 vjeç.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e marrë me qira nga ky shtetas, uniformat blu kanë gjetur: 2 snajpera (njëri prej tyre prodhim i viteve të fundit), 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snaiper), një sasi e konsiderueshme krehra armësh, tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave dhe 5 paruke.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga Eno Papa (Beqiri) janë gjetur dhe një automjet në përdorim nga ky shtetas, 3 aparate celulare, 2 laptopë dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Policia njofton se po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video